Samstag, 6. Januar 2018

Mallkim

Haxhi Muhaxheri

MALLKIM

Ti përditë e ndërroje nga një emër
Qe ti fshihje gjurmët e krimit
E mallkimit ti shpëtoje

Ti kobin ia sillje sh‘pisë
E gjakun e t‘parëve përbuzje
Se shpirtin shitur ia kishe djallit

Ti kudo mbillje sall trishtim e vdekje
E diellin doje t’ja vrisje atdheut
Kur qiellit këndonin sorrëzezat

Heu... mos paç kurrë bukë në sofër!
Heu... kurrë mos t'leftë djal në votër!

Heu... kristë një pushkë e t‘marrtë bri për bri!
Heu...n’dakik t’dekës mos paç ujë me pi!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen