Samstag, 15. Juni 2013

Atlantida e Re


Urime Veneci
shekullin e dhjetë mbi ujë

Kujdes njëzetenjëshin

Nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita

Uji po han tokën tuaj

Një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re

Veneci


Haxhi Muhaxheri, 1995
________

Komente në Facebook

Pal Ndrecaj:
I dashur Haxhi, jam i lumtur qe njihem me poezine Tende per here te pare, megjithe keqardhjen qe kjo gje ndodh me kaq vonese. (Nje rast i bukur per te falenderuar mrekulline e FB-se). Ne poezite qe pata rastin t`i lexoj dukesh poet i nje mendimi te thelle, te laboruar deri ne hollesi, mjeshter i shkelqyer i paraqitjes artistike te atyre mendimeve e ideve dhe gdhendes (deri ne mjeshteri) i fjales ashtu qe te mund te mbaje pa u luhatur peshen e tyre (te mendimit dhe te ideve).

Prend Ndue Buzhala:
Shekujt, Atlantida e re, Ura e Psheretimave... metafora e trishte: uji po han token tuaj...
Te gjitha brenda nje poezie me ndjeshmeri te pasur lirike e me semantike te funksionalizuar estetikisht: emri poetik i mitit mbi Atlanden nuk resht se kenduari... deri te miti modern per Atlandiden e re.
Pergezime!

Mihallaq Qilleri:
Shume interesante!

Fran Tanushi:
E mrekullueshme.

Grigor Jovani:
Shumë e bukur, Bacë, universale!

Napolon Braho:
Poezi e bukur dhe me nje mendim te thelle.

Rina Mitkolli Kolonja:
Vargje te thella filozofie...

Edip Daci:
Poezi me figuracion të pasur artisgtik dhe me mesazh filozofik.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen